21/11/2008
BUKURESHT, Rumani -- Kreu i opozitës kryesore, Partisë Social Demokratike (PSD) Mirçea Geoana premtoi të enjten (20 nëntor) se nëqoftë se koalicioni i PSD me Partinë Konservatore (PC) fiton zgjedhjet e 30 nëntorit, ai do të qeverisë i vetëm, "pa kompromise me partitë e tjera të krahut të djathtë". Për më tepër,Geoana tha se ai beson se tranzicioni midis administratës së tanishme dhe tjetrës duhet të bëhej sa më shpejt të ishte e mundur, menjëherë pas zgjedhjeve, me qëllim që të trajtoheshin efektet e krizës ekonomike që vazhdon. Sipas nënkryetarit të PSD Kristian Xhakonesku, në qoftë se PSD-PC fiton zgjedhjet, Geoana do të bëhej kryeministër. (Cotidianul - 21/11/08; Mediafax, Rompres - 20/11/08)