21/11/2008
SOFJE, Bullgari -- Rumen Petkov, një anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare u lirua të enjten (20 nëntor) nga akuzat se kishte nxjerrë informacion të fshehtë ndërsa shërbente si ministër i brendshëm. Gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë, Petkov identifikoi publikisht një agjent në Agjensinë e Sigurimit Kombëtar duke pandehur se emri i agjentit ishte ndërkaq njohuri publike. Ndonse veprimi i tij ishte i paqëllimshëm, shumë pranuan se ai së paku do të gjobitej. Gjykata e qytetit të Sofjes megjithatë e liroi atë nga të gjitha akuzat. Petkov dha dorëheqjen si ministër i brendshëm në prill, javë pas plasjes së një skandali që përfshinte zyrtarë të lartë me lidhje me biznesmenë nën hetim për mashtrim taksash dhe trafik droge. (Darik, Netinfo, Focus, Sofia News Agency - 20/11/08)