21/11/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Në një tryezë të rrumbullakët të enjten (20 nëntor) në Prishtinë, ekspertët kritikuan krerët e Kosvës për pasivitet në skenën botërore që nga shpallja e pavarësisë së vendit të ri në shkurt. Tryeza e rrumbullakët u organizua nga fondacioni Fridrih Ebert. Pjesëmarrësit thanë se Kosova po humbet vrullin për shkak të "përgjumjes së verës" dhe për shkak se i mungon një plan operacional për të menazhuar situatën pas pavarësisë dhe nuk ka shtrirë ende autoritetin e vet anembanë Kosovës.
Në lajme të tjera të enjten, ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth parashikoi një marrëveshje mbi rikonfigurimin e UNMIK deri në fund të javës tjetër. Wordsworth tha se ndërsa vendi i tij mbështet planin gjashtë-pikash të OKB-së për vendosjen e misionit EULEX të kryesuar nga BE në Kosovë, Londra do një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. (Koha Ditore, Express, Zeri, Telegrafi, RTK, Kohavision - 21/11/08)