Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Krerët e Kosovës takohen në Londër me krerët britanikë

21/11/2008

LONDËR, Mbretëria e Bashkuar -- Sekretari i jashtëm David Miliband përshëndeti të enjten (20 nëntor) të ardhmen e Kosovës "në familjen evropiane" gjatë një takimi me presidentin e vendit të ri Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, në Londër. Milibend përshëndeti vendosmërinë e zyrtarëve për të mbështetur vendosjen e misionit EULEX të kryesuar nga BE, në Kosovë, duke theksuar se vendosja e tij është një stad vendimtar në zhvillimin e vendit. Thaçi përsëriti kundërshtimin e Prishtinës për planin gjashtë-pikash për vendosjen, propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Bank Ki-mun. Ai tha se Kosova ka planin e vet me katër pika që parashikon vendosjen e misionit në të gjitha zonat duke përfshirë ato të mbizotëruara nga serbët.

Në lajme të tjera, policia e Kosovës arrestoi tre vetë të mërkurën në lidhje me shpërthimin në Zyrën Civile Ndërkombëtare një javë më parë. Të enjten, zyrtarët i përshkruan ata si shtetas gjermanë që po vizitonin Kosovën. (AFP, Beta, Foreign and Commonwealth Office website, Koha Ditore, Express, Lajm, Zeri, Kosova Sot - 21/11/08; DPA, AP, Reuters, AFP - 20/11/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes