20/11/2008
BAGDAD, Irak -- Shtetet e Bashkuara, Iraku e Turqia ranë dakord të mërkurën (19 nëntor) të ngrenë një komitet të përbashkët për të luftuar anëtarët e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ministri i brendshëm iraken Xhavad al-Bolani priti një takim në Bagdad të ndjekur nga homologu i tij turk Beshir Atalai, ambasadori i SHBA në Irak Ryan Crocker dhe komandanti i forcave të SHBA në Irak, gjenerali Ray Odierno.
Ndërkohë, tre ushtarë turq dhe katër militantë kurdë u vranë në dy përleshje të veçanta në juglindje të Turqisë të mërkurën dhe të enjten. Katër militantë dhe dy trupa turke u vranë në përleshjet me armë midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të PKK në krahinën Dijarbakir. Një tjetër përleshje në një rajon malor vrau një ushtar e plagosi pesë të tjerë. (AFP - 20/11/08; Anadolu news agency, AFP - 19/11/08)