19/11/2008
ATHINË, Greqi -- Parlamenti nisi të martën (18 nëntor) debatimin e një pakete ndihme prej 28 miliard euro për sektorin bankar për të përballuar krizën financiare ndërkombëtare. Projekt-ligji parashikon ofrimin e një garancie shtetërore me vlerë 15 miliard euro për të gjitha institucionet financiare të vendit si dhe lëshimin e bonove të posaçme ndaj institucioneve financiare, në këmbim të kolateralit të duhur. Qeveria do të ofrojë gjithashtu deri në 5 miliard euro për të forcuar bazën e kapitalit të bankave. Javën e shkuar, guvernatori i Bankës Kombëtare të Greqisë, Takis Arapoglu tha se bankat greke pranuan të mbështesin ndihmën. Partia kryesore e opozitë, PASOK, megjithatë tha të martën se do të votonte kundër projekt-ligjit që e përshkroi si "të keq-ngjizur".
Në lajme të tjera, qeveria ka hartuar një paketë masash për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve dhe të reduktojë dënimet për qindra të burgosur veçanërisht përdorues droge që kanë nevojë për rihabilitim. Ministri i drejtësisë Sotiris Haxhigakis ka në plan të dërgojë paketën në parlament të mërkurën. Rreth 7,000 të burgosur burgu nisën një grevë urie dy javë më parë për të protestuar për kushtet. (Ta nea, Elefterotypia - 19/11/08; ANA-MPA, In.news, Kathimerini, Naftemporiki, ERT - 18/11/08)