18/11/2008
SOFJE, Bullgari -- Komisioni Evropian (KE) pret dënime në rastet kyçe të korrupsionit brenda muajsh, tha Xhonathan Faull, drejtor i përgjithshëm i departamentit të drejtësisë, lirisë e sigurisë. Ai vizitoi Sofjen të hënën (17 nëntor) përpara një udhëtimi nga eprori i tij , komisioneri i drejtësisë i BE Jacques Barrot, i cili do të vlerësojë përparimin përpara se KE të botojë raportin e saj të brendshëm mbi reformat gjyqësore në Bullgari, në shkurt. Dënimet priten në rastet që përfshijnë korrupsionin apo mashtrimin lidhur me fondet e BE si dhe në rastet e figurave kryesore të krimit. (Sega - 18/11/08; Interior Ministry website, Blitz - 17/11/08)