Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Kryeprokurori i gjykatës së Hagës Bramertz viziton Beogradin

17/11/2008

BEOGRAD, Serbi -- Kryeprokurori i gjykatës së krimeve të luftës i Hagës, Serge Bramertz arriti në Beograd të hënën (17 nëntor) për një vizitë zyrtare dy-ditore. Të dielën, Bramertz shprehu besim lidhur me qëllimin e Beogrdadit për të sjellë në drejtësi të gjithë të kërkuarit për krime lufte, përfshirë Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç. Bramertz u takua të hënën me kryetarin e këshillit kombëtar të Serbisë për lidhjet me gjykatën e Hagës, Rasim Ljajiç dhe kryeprokurorin e krimeve të luftës Vladimir Vukçeviç. E marta përfshin takime me presidentin Boris Tadiç dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviç, mes të tjerësh. Bramertz duhet të paraqesë raportin e tij të rregullt gjashtë-mujor mbi bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mesin e dhjetorit. Vlerësimi i tij mbetet një kusht kyç për anëtarësimin përfundimtar në BE.

Në raportin e tij të mëparshëm rreth një muaj më parë, Bramertz njihte përparimin e madh të bërë nga autoritetet serbe veçanërisht me arrestimin e ish kreut politik serb boshnjak Radovan Karaxhiç. (Blic, Beta, Tanjug - 17/11/08; B92 - 16/11/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes