16/11/2008
SOFJE. Bullgari -- Qeveria bullgare miratoi të enjten (13 nëntor) një propozim për të tërhequr 155 trupat e saj nga Iraku kur mandati i tyre të mbaroj në fund të vitit. "Ky ishte një mision shumë i vështirë për trupat tona," tha kryeminsitri Sergej Stanishev, i cili bëri fushatë në vitin 2005 për të tërhequr trupat. Ai përsëriti se Bullgaria ka humbur 13 ushtarë dhe gjashtë civilë në Irak.
Po ashtu të enjten, kabineti miratoi një plan veprimi kombëtar për të luftuar terrorizmin. Ai përfshin një numër masash duke filluar nga parandalimi i përhapjes së "ideve raciste" deri tek forcimi i bashkëpunimit me BE, NATO dhe aleatët e tjerë, thoshte një deklaratë. (BTA, BNR, Darik, Sofia news agency, AFP, AP - 13/11/08)