Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë kalojnë reformat zgjedhore pavarësisht kundërshtimit nga partitë e vogla.

14/11/2008

TIRANË, Shqipëri -- Dy partitë më të mëdha politike, Partia qeverisëse Demokratike dhe e opozitës, Partia Socialiste (PS), miratuan të enjten (13 nëntor) ndryshimet në kodin zgjedhor duke e transformuar sistemin zgjedhor nga mazhoritar në rajonal proporcional. Komiteti i reformës zgjedhore nuk bëri ndryshime në propozim pavarësisht kundërshtimit të fortë nga partitë më të vogla, disa nga anëtarët e të cilave bënë bile edhe një grevë urie. Përfaqësuesi i PS në komitet, Fatmir Xhafa, tha se ndryshimet në kod do të garantojnë më tepër transparencë. Reforma zgjedhore është një nga kërkesat e kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin përfundimtar në BE.

Në lajme të tjera të enjten, ministria e shëndetësisë njoftoi se ka në plan të ngrejë padi kundër dhjetë drejtorësh spitalesh të dyshuar për mashtrim. Zyrtarja e ministrisë Gerta Picari thotë se kontrollorët kanë gjetur shkelje serioze lidhur me procedurat e prokurimit, caktimin e fondeve buxhetore ndaj palëve të treta dhe marrjet në punë. Kontrollet vazhdojnë në spitale të tjera anembanë vendit. (Shekulli, Klan, Alsat, Top News, News 24, Vizion +, Top Channel - 13/11/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes