11/11/2008
ANKARA, Turqi -- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) ka urdhëruar Turqinë të paguajë 11,000 euro gjobë për diskriminimin kundër një gjykatësi kurd, raportoi media të hënën (10 nëntor). Në 1997, Bordi i Lartë i Gjykatësve dhe Prokurorëve të Turqisë ndëshkoi gjykatësin Mehmet Emin Albajrak për leximin dhe shikimin e medias pro-kurde, të cilat autoritetet i mbyllnin shpesh për dyshimin e mbështetjes së Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit. Bordi vendosi ta transferojë Albajrak, dënimi më i rëndë para shkarkimit, duke thënë se ekspozimi ndaj kësaj medie mund të cënojë objektivitetin e tij. ECHR vendosi se nuk kishte prova për këtë. (Milliyet, Hurriyet, ANSA - 10/11/08)