10/11/2008
BEOGRAD, Serbi -- Policët e xhandarmërisë së armatosur nisën një operacion të hënën (19 nëntor) në një fabrikë plastike në juglindje të vendit me qëllim për të gjetur të paditurin e kërkuar për krime lufte Ratko Mlladiç dhe mbështetësit e ti, konfirmoi zëdhënësi i prokurorisë për krimet e luftës Bruno Vekariç. Fabrika, ndodhur pranë fshatit Valjevo, është pronë e dy vëllezërve Vidoje dhe Vladislav Vujiç.
Policët që arritën në vend me xhipsa nuk i lejuan gazetarët të hynin në fabrikë apo të fotografonin. Shtëpia e vëllezërve Vujiç, pranë fabrikës, qe bllokuar gjithashtu. Një burim pa emër i ministrisë së brendshme, i cituar nga AFP, tha se operacioni qe caktuar të vërtetonte informacionin që sugjeronte se Mlladiç mund të fshihej atje. (B92, AFP, Beta, RTS, AP, BBC, DPA - 10/11/08)