Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Zëdhënësi i qeverisë greke jep dorëheqjen lidhur me marrëveshjen e parregullt të pronës së paluajtshme

24/10/2008

ATHINË, Greqi -- Zëdhënësi i qeverisë Theodoros Rusopulos dha dorëheqjen të enjten (23 tetor) mes akuzave se qe përfshirë në një marrëveshje të parregullt prone të paluajtshme midis shtetit dhe manastirit të Vatopedit. Rusopulos, një nga ndihmësit më të afërt të kryeministrit Kostas Karamanlis, tha se po ikte për të mbrojtur veten nga një "sulm i lig dhe i pabazë". Ai njoftoi dorëheqjen menjëherë pasi parlamenti miratoi një propozim për hetimin e marrëveshjes. Jorgos Papandreu, kreu i partisë kryesore opozitare PASOK, thotë se Rusopulos është i dyshuari kryesor. Një hetim paraprak gjeti se marrëveshja rezultoi në të paktën 100 milion euro humbje për shtetin. (Elefherotypia, Ta nea, Vima, Eleftheros typos, Kathimerini - 24/10/08; ANA-MPA, ERT, SKAI, In.news, Naftemporiki, Reuters, AP, AFP - 23/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes