Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Greqia do të hetojë marrëveshjen e përfolur të pronës së paluajtshme

23/10/2008

ATHINË, Greqi -- Ligjbërësit miratuan njëzëri të enjten (23 tetor) një propozim që ngre një panel për të hetuar një marrëveshje të diskutueshme të pronës së paluajtshme midis shtetit dhe manastirit të Vatopedit . Të pestë partitë në parlament mbështetën masën. Kreu u opozitës kryesore, PASOK, Jorgos Papandreu, ka akuzuar Demokracinë e Re qeverisëse për përpjekjen për ta mbuluar rastin pasi dy prokurorë që hetonin atë, dhanë dorëheqjen. Prokurorët Ilias Koliusis dhe Eleni Sotiripulu thanë se gjetën prova që lidhnin rastin me dy zëvendës ministra por se eprori i tyre bllokoi orvatjet e tyre për ta hapur hetimin e tyre në parlament. Gjetjet paraprake sugjerojnë se marrëveshjet rezultuan në së paku 100 milion euro humbje për shtetin. Ministri i marinës tregtare Jorgos Vulgarakis dha dorëheqjen në shtator për përfshirjen e tij të dyshuar. (ANA-MPA, AP, Kathimerini, ERT, SKAI, In.news, Naftemporiki - 23/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes