21/10/2008
TIRANË, Shqipëri -- Partitë politike mbajnë të fshehtë identitetin e dhuruesve të tyre financiarë në kundërshtim me kushtetutën, tha në një raport organizata vëzhguese e korrupsionit Transparency International (TI) në një raport të hënën (20 tetor). Raporti identifikon fushatat zgjedhore si problem të madh të sistemit politik aktual, tha Marjana Papa, kreu i zyrës shqiptare të organizatës. TI kritikon gjithashtu mungesën e vullnetit politik për të miratuar ligjet që do të detyronin partitë të zbulonin burimet e tyre financiare.
Në lajme të tjera, partitë e opozitës kritikuan ashpër qeverinë të hënën për një incident që la një nënë e një foshnje të vdekur. Ata u mbytën të dielën pasi barka në bordin e të cilës ishin bashkë me emigrantë të tjerë të paligjshëm u zhyt në liqenin e Butrintit. Opozita thotë se shqiptarët përpiqen të lënë vendin për shkak se qeveria po dështon të sigurojë kushtet e duhura të jetesës për shtetasit. (Koha Jone, BBC, Shekulli, VOA, Top Channel - 21/10/08)