17/10/2008
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç tha të enjten (16 tetor) se problemet në marrëdhëniet me Malin e Zi dhe Maqedoninë "nuk mund të lejohen të zgjasin pafundësisht", Serbia do marrëdhëniet më të mira të mundëshme me fqinjët e vet, i tha Tadiç së përditëshmes Vecernje Novosti. "Të jesh anti-malazes apo anti-serb është jo vetëm pa kuptim në kontekstin historik, por gjithashtu e rrezikshme," paralajmëroi ai. "Pas njohjes së pavarësisës së Kosovës nga qeveria malazeze, rezultati është se fëmijët serbë dhe malazezë nuk mund të udhëtojnë në Malin e Zi apo Serbi për një eskursion, që është kulmi i budallallëkut." Ai theksoi megjithatë, se futja e masave diplomatike kundër Malit të Zi dhe Maqedonisë, pasi të dyja ato vendosën të njohin pavarësinë e Kosovës, ishte "gjëja e drejtë për t'u bërë". (Vecernje novosti, Beta, B92 - 16/10/08)