Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Trupat turke përleshen me anëtarët e PKK pranë kufirit të Irakut

16/10/2008

ANKARA, Turqi -- Ushtria thotë se pesë ushtarë turq dhe pesë anëtarë të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u vranë në luftimet që nisën të mërkurën (15 tetor) në juglindje, pranë kufirit të Irakut. Ushtria thotë se një tjetër ushtar turk vdiq dhe 15 të tjerë u plagosën kur u rrëzua një helikopter që mbante përforcime. PKK thotë se e rrëzoi atë, ndërsa ushtria fajëson një problem mekanik.

Në lajme të tjera, pasagjerët bënë të dështojë një përpjekje për rrëmbim në bordin e një avioni të Turkish Airlines që fluturonte nga vendpushimi turk i Antalias në St. Petersburg të Rusisë, të mërkurën. Rrëmbyesi i dyshuar thuhet se dërgoi një shënim te piloti duke thënë se kishte një bombë dhe po merrte kontrollin e avionit, Pasagjerët e vunë poshtë personin por autorietet nuk gjetën një bombë apo armë. Policia ruse arrestoi rrëmbyesin, që u tha se ishte i dehur. (BBC - 16/10/08; NTV, Hurriyet, Interfax, RIA Novosti, Reuters, Anadolu news agency, Dogan news agency - 15/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes