15/10/2008
BEOGRAD, Serbi -- Qeveria shënoi të martën (14 tetor) 100 ditët e saj të para në detyrë, me një konferencë shtypi nga kryeministri Mirko Cvetkoviç. Lista e tij e arritjeve të mëdha përfshinte ratifikimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit me BE, nënshkrimin e një marrëveshjeje gazi me Rusinë dhe marrjen e fondeve për ndërtimin e Korridorit 10 si dhe suksesin më të fundit të Beogradit në sjelljen e çështjes së pavarësisë së Kosovës përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Cvetkoviç pranoi megjithatë, se 100 ditët e para shërbyen më së shumti për të "konsoliduar punën" dhe për të mbështetur marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës. Ai premtoi se rezultatet e vërteta janë ende përpara. Opozita paraqiti një tablo krejt tjetër, duke i dhënë qeverisë 1.5 pikë në një shkallë me 20 pikë. (Politika, Danas - 15/10/08; B92, FoNet, RTS, Tanjug - 14/10/08)