15/10/2008
SHKUP, Maqedoni -- Ministria e jashtme i dërgoi një notë proteste të martën (14 tetor) kreut të Zyrës së Ndërlidhjes Greke në Shkup, Aleksandra Papadhopulo, pas paraburgimit të katër gazetarëve maqedonas në Greqi më parë gjatë ditës. "Maqedonia e konsideron [paraburgimin e gazetarëve] një akt çnjerëzor," lexohej në notë, duke u kërkuar autoriteteve greke të merrnin masat e duhura dhe të pengonin të tilla incidente në të ardhmen. Policia i ndaloi gazetarët, dy gazetarë dhe një kameraman nga stacionet A1 dhe A2 të TV dhe një korrespondent nga e përditshmja Nova Makedonija, në fshatin Zabrdani, pranë qytetit verior Follorina. Ata ju nënshtruan pyetjeve përmbi një orë në një postë policie dhe ju desh të paraqitnin lejet e posaçme të lëshuara nga Greqia për të bërë fotografi. Më pas policia i liroi por i ndaloi të flisnin me banorët lokalë. Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski e përshkroi episodin si "indinjues".
Qeveria greke u përgjejg duke e përshkruar deklaratën e Shkupit si një tjetër "përpjekje provokative në shtrëmbërimin e plotë të realitetit" dhe "një orvatje të papranueshme për të ndërhyrë në punët e brendshme të Greqisë". (Vecer, Dnevnik, Utrinski Vesnik, Eleftherotypia, Kathimerini - 15/10/08; MIA, Makfax, A1, Sitel, ANA-MPA, ERT, Naftemporiki - 14/10/08)