Arrestohen në BiH katër të dyshuar për krime lufte

15/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Policia arrestoi në BiH të martën (14 tetor) katër serbë boshnjakë për kryerje të krimeve kundër njerëzimit në 1992. Policët e Agjensisë për Hetimin e Mbrojtjen arrestuan në një operacion të bashkërenduar Milorad Skrbiç, Milorad Radakoviç, Gordan Gjuriç dhe Ljubisha Çetiç në komunat Prijedor dhe Sanski Most. Të katër ata pretendohet se ekzekutuan më tepër se 200 muslimanë boshnjakë dhe kroatë në malin Vlasiç në gusht 1992.

Në lajme të tjera, dy varre masive që përmbajnë mbetjet e romëve të vrarë nga Skelane dhe Srebrenicë u zbuluan në një varrezë katolike në fshatin Bosanski Dubocac, raportoi media lokale. Nijaz Çausheviç Medo, një ish oficer i rangut të lartë i ushtrisë kroate, thotë se një numër gjeneralësh kroatë urdhëruan vrasjet. Ai është ofruar të dëshmojë përpara një gjyqi të BiH në këmbim të mbrojtjes. (Beta, B92, Glas Srpske, RTRS, Reuters - 14/10/08)