14/10/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Disa qindra punonjës të mjekësisë dolën në grevë të hënën (13 tetor) duke kërkuar një 50% rritje page dhe kushte më të mira pune. Bisedimet midis sindikatës së tyre dhe qeverisë patën përfunduar pa një marrëveshje. Gjatë ditës, spitalet publike dhe klinikat anembanë vendit trajtuan vetëm rastet e urgjencave. (Koha Ditore, Express, Lajm, Kohavision - 14/10/08)