Qeveria shqiptare lejon hetimin e verpimtarisë së biznesmenit boshnjak

14/10/2008

TIRANË, Shqipëri -- Qeveria vendosi të hënën (13 tetor) të lejojë një hetim ndërkombëtar të veprimtarisë financiare dyshuar të paligjshme nga biznesmeni boshnjak Damir Fazliç dhe lidhjet e tij me institucionet shtetërore. Kryeministri Sali Berisha tha se është gati t'i provojë publikut se qeveria nuk i dha fonde Fazliçit. Opozita thotë se Berisha dhe qeveria e mbrojtën Fazliç pasi ministria e drejtësisë nisi të hetojë ligjishmërinë e një hetimi nga prokurorët. Fazliç thuhet se ngriti lidhje biznesi me Berishën dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe regjistroi një numër kompanish në 2005.

Në lajme të tjera, autoritetet italiane diktuan një anije të hënën që mbante emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Ata e kapën anijen pranë brigjeve të Foxhias me 30 vetë në bord, shumica e tyre, fëmijë. (Klan, Alsat, Top Channel, BalkanWeb, Tteleradioerre - 13/10/08)