Gjykata kroate shtyn gjyqin e të paditurit për krime lufte Glavas

14/10/2008

ZAGREB, Kroaci -- Një gjykatë shtyu përsëri të hënën (13 tetor) gjyqin e krimeve të luftës të Branimir Glavas dhe gjashtë të bashkë-pandehurve me të për shkak të sëmurjes së një prej të pandehurve. Të shtatë ata siç thuhet kryen krime të luftës në rajonin lindor të Osijekut në lidhje me torturimin dhe vrasjen në 1991 të dhjetë sebëve etnikë civilë. Pasi kanë kaluar dy muaj nga dëgjimi i fundit, kërkohet një rigjykim. Glavas dhe të bashkë-pandehurit me të do të deklarohen edhe një herë për fajin. (HRT, HINA, Tanjug - 13/10/08)