14/10/2008
BUKURESHT, Rumani -- Prokurorët njoftuan të hënën (13 tetor) se kishin tërhequr akuzat e vrasjes kundër presidentit Ion Iliesku lidhur me trazirat e minatorëve në 1990. Zyra e kryeprokurorit tha se nuk kishte prova që Iliesku luajti një rol në vrasjen e katër vetëve gjatë protestave . "Veprimtaria e ish presidentit nuk përmbush kushtet ligjore për t'u gjykuar një vepër penale", thoshte deklarata. Prokurorët thanë se vrasjet qenë një "nismë personale" nga ushtarët e dërguar nga qeveria për të kontrolluar dhunën e rrugës. Rreth 20,000 minatorë patën ardhur në Bukuresht nga lugina Xhiu për të ndihmuar mbajtjen e protestave kundër Ilieskut. (Evenimentul Zilei, Ziua - 14/10/08; Hotnews, NewsIn, Realitatea TV, Ziare, Reuters - 13/10/08)