14/10/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç parashikoi të hënën (13 tetor) se Serbia do të marrë statusin e kandidatit të BE vitin tjetër. "Unë besoj se në 2009 Serbia do të kalojë pengesën më të vështirë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE; që është fitimi i statusit të kandidatit," tha Jeremiç. "Më pas gjithshka varet nga vendi kandidat, pasi ai duhet të përmbushë të gjitha kriteret e Kopenhagenit për anëtarësimin. Unë besoj se Serbia ka aftësinë të përmbushë këto kritere në kohë rekord," shtoi ai. Hollanda është nga sa duket i vetmi anëtar i BE që refuzon të shbllokojë marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit me Serbinë po qe se Beogradi nuk arreston të kërkuarit e mbetur për krime lufte Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç. (Tanjug, B92, RTS - 13/10/08)