Jo më transferim pushtetesh të RS në BiH, thotë Dodik

14/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik njoftoi të hënën (13 tetor) se nuk do të ketë më transferime të pushteteve të RS në BiH, veçanërisht lidhur me ligjbërjen e nivelit shtetëror. Dodik i rekomandoi parlamentit të RS të miratojë argumentin që transferimet nga njësia në nivelin shtetëror cënuan Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe se transferimet e juridiksionit të pamiratuara nga parlamenti i RS, duhet të kthehen. Presidenti i RS Rajko Kuzmanoviç thirri sesionin parlamentar të së hënës si përgjigje ndaj deklarimeve të kryetarit të presidencës së BiH Haris Silajxhiç i cili vuri në diskutim mbështetjen në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit në një fjalim përpara Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së muajin e fundi. Nga ana e tij, Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak u kërkoi politikanëve " njëherë e mirë të ndalin kërcënimet ndaj ndryshimit të njëanshëm të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe... në vend të kësaj të kthehen ndaj përparësive evropiane". (Dnevni Avaz, RTRS, Beta - 13/10/08)