SRS e Serbisë akuzon Nikoliç për përvetësim

14/10/2008

BEOGRAD, Serbi -- Partia kryesore e opozitës, Partia Radikale Serbe (SRS) tha të hënën (13 tetor) se do të ngrejë një padi për rast shpërdorimi kundër ish nënkryetarit të saj Tomislav Nikoliç. SRS do ta paditë Nikoliç për një kredi me vlerë 614,000 euro që ai rregulloi me Banca Intesa, siç thuhet, pa lejën nga administrata qendrore e atdheut, e partisë. SRS do gjithashtu të kontrollojë në se Nikoliç mori kredi të tjera në emër të partisë. Ai mohon çdo shpërdorim detyre, duke i quajtur pretendimet "gënjeshtra të neveritshme" dhe sugjeroi se SRS është e shqetësuar se Partia e tij e re e Përparimit Serb (SNS) po fiton mbështetje dhe mund të kërcënojë SRS. Ai la partinë pas një mosmarrëveshje lidhur me ratifikimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit me BE. (Beta, Tanjug, B92, FoNet - 13/10/08)