Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Ministrat e jashtëm të BE përshëndesin njohjen e Kosovës nga Mali i Zi e Maqedonia

14/10/2008

LUKSEMBURG -- Ministrat e jashtëm të BE përshëndetën të hënën (13 tetor) vendimet nga Mali i Zi e Maqedonia për të njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë një takimi në Luksemburg, ministri i jashtëm francez Bernard Kushner tha se Serbia "do të kthehet shpejt në realitet" pas reagimit ndaj të dy vendeve duke përzënë ambasadorët e tyre nga Beogradi.

Ndërkohë, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se vendimi i Podgoricës për të njohur pavarësinë e Kosovës nuk ishte rezultat i presionit të huaj. "Ne morëm në konsideratë nevojën e vendit tonë për të forcuar partneritetin tonë me anëtarët e NATO-s dhe BE," vuri në dukje ai.

Kundërshtarët e masës bënë një tjetër tubim, këtë herë në Podgoricë, të hënën vonë. Më tepër se 30 vetë u plagosën, një e treta prej tyre policë, ndërsa shpërthyen përleshje midis demonstruesve dhe personelit të sigurisë që ruante godinën e parlamentit dhe rrugët pranë saj. U bënë 35 arrestime. Politikanët e opozitës i kërkuan kabinetit të revokojë njohjen e Kosovës dhe të caktojë një referendum për çështjen. Mbi të gjitha, presidenti Filip Vujanoviç duhet të thërresë zgjedhje të parakohshme deri nga fundi i vitit, tha opozita.

Më vete të hënën, Nebojsha Medojeviç, kreu i Lëvizjes për Ndryshim të opozitës, tha se njohja e Kosovës rrezikon stabilitetin në Ballkan. [Qeveria] nuk mund të pritet të kontribuojë në stabilitetin rajonal në qoftë se vendos marrëdhënie me një fqinj dhe përkeqëson marrëdhëniet me një tjetër," tha Medojeviç. (Zeri, Koha Ditore, Express Vijesti, Politika, Pobjeda, BBC, Euronews - 14/10/08; RTK, Beta, Tanjug, RTCG, B92, Makfax, MIA, AFP, Reuters, DPA - 13/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes