13/10/2008
SOFJE, Bullgari -- Agjensia Kombëtare e Sigurisë (NSA) pranoi të premten (10 tetor) se kishte mbikqyrur ilegalisht gazetarë dhe kishte përgjuar telefonat e tyre ndërsa hetonte rrjedhjet e informacionit sekret në media. Vëzhgimi i gazetarëve ishte "i pajustifikuar", tha zëdhënësja e NSA Zoja Dimitrova. "Informacioni u mblodh rreth njerëzve, kompanive dhe medias që vështirë se mund të konsiderohen të kishin lidhje me qëllimin e hetimit," shtoi ajo. (Darik, AFP, BNR, BNT, BTA, Focus, novinite.com - 10/10/08)