Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Lajçak thotë se shkëputja apo shfuqizimi i RS janë të pamundura

13/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak hodhi poshtë të dielën (12 tetor) sugjerimet për të shfuqizuar Republika Srpska (RS) ose për ta lejuar atë të shkëputet nga BiH. Të dy idetë janë "të pamundura" tha ai. "Politikanët nga njëra palë po thonë se do të shfuqizojnë RS ndërsa politikanët nga ana tjetër po luajnë me idenë e ndarjes nga BiH. Kjo është thellësisht imorale dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejojë kurrë këtë," i tha ai gazetarëve në Sarajevë. Të shtunën, kryeministri i RS Milorad Dodik tha se njësia do të shkëputej nga BiH në qoftë se Lajçak e hiqte atë nga posti i tij.

Të premten, presidenti kroat Stipe Mesiç tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalë së toleruari kërcënimet e Dodik mbi ndarjen. RS është një fuçi baruti që mund të shpërthejë në çdo moment, paralajmëroi ai. Në qoftë se njësia ndahet nga BiH, kroatët boshnjakë do të bënin të njëjtën gjë, i tha ai revistës gjermane Der Spiegel. (Beta, FoNet, Makfax - 12/10/08; Spiegel, Makfax, Javno - 10/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes