Rehn thekson perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor

12/10/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Komisioneri i zgjerimit të BE-së Olli Rehn tha të premten (10 tetor) se viti 2009 do të jetë "viti i Ballkanit Perëndimor" dhe një vit vendimtar për procesin e zgjerimit të BE-së. Duke folur në forumin e Krans Montanës në Sarajevë, ku morrën pjesë më shumë se 400 zyrtarë nga rajoni dhe bota, Rehn tha se BE mund të heqi vitin e ardhshëm kërkesat për viza nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me Kroacinë, Rehn tha se bisedimet e aderimit po "ecin mirë" dhe se për Malin e Zi, përshtatja e standardeve të BE-së po "ecën normalisht". Për sa i përket Serbisë, Rehn tha se vendi mund të fitojë statusin kandidat të BE-së në vitin 2009. Rehn përgëzoi Turqinë për rolin e saj konstruktiv në zgjidhjen e krizës kaukaziane dhe aktivitetet e saj diplomatike lidhur me Sirinë, Armeninë dhe Lindjen e Mesme. Sidoqoftë, ai kritikoi ecurinë e ngadaltë të reformave vendase në Turqi. Rehn tha se sfida kryesore për Shqipërinë mbetet "shteti ligjor". Për Bosnje-Hercegovinën, Rehn tha se vendi duhet të punojë më shumë për të reformuar kushtetutën e saj dhe duhet të kryejë një regjistrim të popullsisë për të nxitur perspektivën e aderimit të BE-së. Ai e përshkroi Kosovën midis "prioriteteteve" të BE-së. (B92, European Voice, AFP, AP, Beta, Tanjug - 10/10/08)