BE i kërkon Shqipërisë të reformojë sistemin gjyqësor

10/10/2008

TIRANË, Shqipëri -- Helmut Lohan, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian (KE) në Tiranë, i kërkoi Shqipërisë të reformojë sistemin e vet gjyqësor, raportoi media të enjten (9 tetor). "Reformat janë të nevojshme për të lejuar sistemin të jetë i pavarur nga ndikimi politik, pavarësisht ndryshimeve në qeveri," theksoi Lohan. Ai u kërkoi gjithashtu krerëve të partive politike të shpejtojnë kompletimin e punës mbi kodin zgjedhor dhe përgatitjet e tjera për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. (Gazeta Shqiptare, Alsat - 10/10/08; BalkanWeb - 09/10/08)