Stanishev i Bullgarisë shkarkon nëndrejtorin e Agjensisë Kombëtare të Sigurimit

10/10/2008

SOFJE, Bullgari -- Kryeministri Sergej Stanishev shkarkoi të enjten (9 tetor) Ivan Drashkov, nëndrejtorin e Agjensisë Kombëtare të Sigurimit (NSA). Drashkov qe përzjerë në një skandal të fundit lidhur me dyshimet se agjensia vëzhgonte ilegalisht gazetarët. Javën e fundi, Eliana Maseva, një anëtare e komitetit parlamentar për kontrollin e brendshëm, tha se NSA ka hetuar një rang të gjerë gazetarësh me qëllim që të ndalë informacionin që rrjedh nga agjensia. Në shtator, një skandal i ngjashëm shpërtheu rreth pretendimeve se agjensia përgjonte ilegalisht telefonat personalë të disa ligjbërësve dhe biznesmenëve për qëllime politike. (Darik, BNR, BNT, BTA, Focus, novinite.com - 09/10/08)