10/10/2008
BUKURESHT, Rumani -- Mbi 100,000 punonjës publikë bënë një grevë paralajmëruese të enjten (9 tetor) për të kërkuar një rritje page 50%. Protesta u organizua nga Federata Sed Lex e Sindikatave të Punonjësve të Shërbimit Publik, pasi negociatat me ministrinë e financave dështuan javën e shkuar. Punonjësit publikë ndërprenë punën për dy orë, duke bllokuar veprimtaritë në zyrat e taksave, departamentet e pensioneve, bashkitë e qytetit, administratat financiare, doganat e këshillat lokale. Protestuesit rrethuan për dy orë selitë e qeverisë në Bukuresht. Bisedime të reja me qeverinë janë caktuar për të premten. (Mediafax, Ziare, Realitatea TV, Agerpres - 09/10/08)