10/10/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Parlamenti i Republika Srpska (RS) paralajmëroi se do të përdorte "të gjitha mjetet" për të mbrojtur serbët boshnjakë nga komentet e pasuesve të vijës së ashpër që kërcënojnë t'u fryjnë tensioneve ndëretnike në BiH, raportoi të enjten (9 tetor) media lokale . Ligjbërësit e RS nuk përjashtuan një referendum të mundshëm mbi pavarësinë si një masë të mundshme. "RS shpreh gadishmërinë për të përdorur të gjitha mjetet ligjore e politike duke përfshirë të drejtën e një referendumi, për të mbrojtur interesat e veta të ligjshme dhe identitetin e vet të konfirmuar nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit," thoshte një notë e përgatitur nga parlamenti që do të diskutohet në një sesion të jashtëzakonshëm të hënën. Në diskutim është një deklaratë nga kryetari i presidencës së BiH Haris Silajxhiç, i cili vuri në pikëpyetje mbështetjen në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e fundit. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine, Balkan Insight - 09/10/08)