Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Mali i Zi, Maqedonia njohin pavarësinë e Kosovës

10/10/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Si Mali i Zi dhe Maqedonia njohën të enjten (9 tetor) në një masë të bashkërenduar, pavarësinë e Kosovës. Ministri i jashtëm malazes Milan Roçen njoftoi vendimin e qeverisë së tij. "Ky nuk është një vendim kundër Serbisë, po për të ardhmen tonë,' tha ai. Në përgjigje, Serbia përzuri ambasadoren malazeze në Beograd Anka Vojvodiç duke thënë se ajo "nuk është më e mirëpritur në vendin tonë".

Në Shkup, ministri i jashtëm Antonio Milososki njoftoi se qeveria maqedonase njohu gjithashtu pavarësinë e Kosovës. Ligjbërësit me shumicë miratuan një rezolutë të paraqitur nga dy partitë etnike shqiptare, Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik për Integrimin. Mbështetje vendimtare për rezolutën erdhi nga VMRO-DPMNE qeverisëse. Opozita e Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë, abstenoi. "Kjo është një masë që korrespondon me realitetin. Ne besojmë se ajo nuk do të rrezikojë marrëdhëniet tona me Serbinë," tha Milososki.

Gjithashtu të enjten, Serbia njoftoi se po rivendos ambasadorët në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, përfshirë Japoninë, Kanadanë dhe Australinë, që njohën më parë pavarësinë e Kosovës. Në korrik, Beogradi ktheu ambasadorët e vet në 22 vende të BE që kishin njohur pavarësinë e ish krahinës serbe. (Vjesti, Dnevnik, Vecer, Utrinski Vesnik, Zeri, Koha Ditore, BBC, Express, Kosova Sot - 10/10/08; RTCG, MINA, Makfax, MIA, A1, Tanjug, B92, FoNet, Beta, AFP, Reuters, AP, RTS, VOA - 09/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes