Ahtisaari fiton çmimin Nobel të Paqes

10/10/2008

OSLO, Norvegji -- Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisaari ka fituar çmimin e sivjetëm Nobel të Paqes, njoftoi të premten (10 tetor) Fondacioni Nobel. Komiteti Nobel përmendi "përpjekjet e tij të rëndësishme në disa kontinente dhe në mbi tre dekada për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare". Ish presidenti finlandez shërbeu si i dërguar i posaçëm i OKB-së për bisedimet mbi statusin përfundimtar të Kosovës dhe ndërmjetësoi një marrëveshje në krahinën Aceh të Indonezisë në 2005. Ai punoi gjithashtu për të zgjidhur konfliktet në Namibi, Irak dhe Irlandën e Veriut. Ahtisaari tha se është "shumë i kënaqur dhe mirënjohës" për marrjen e çmimit. (BBC, B92, Reuters, AP - 10/10/08)