Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Karaxhiç do akses në dokumentacionin e marrëveshjes së Hollbruk

07/10/2008

HAGË, Hollandë -- Ish kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç njoftoi të hënën (6 tetor) se i kishte kërkuar gjykatës së Hagës për krimet e luftës t'i jepte atij dokumentet lidhur me një propozim që ish i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Riçard Hollbruk pretendohet se i bëri atij. Sipas Karaxhiç, Hollbruk i premtoi atij në korrik 1996 se gjykata e OKB-së nuk do ta procedonte atë po qe se ai linte politikën. Karaxhiç këmbëngul se aksesi tek të gjitha dokumentet lidhur me këtë marrëveshje do ta ndihmojë atë t'u shmanget krimeve të luftës ngarkuar atij. Karaxhiç gjithashtu kërkoi dokumente lidhur pjesërisht me përpjekjet e SHBA në bisedimet e paqes në Bosnje dhe Herzegovinë midis 1995 dhe 1997, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe OKB-së dhe dokumentet që i referohen politikës së OKB-së. (Tanjug, RTS - 06/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes