Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Rrëzimi i kamionit vret 18 emigrantë të paligjshëm në Turqi; Greqia kap emigrantë të paligjshëm

06/10/2008

ANKARA, Turqi -- Një kamion që transportonte emigrantë të paligjshëm u përmbys të dielën (5 tetor) në Turqi duke vrarë 18 vetë e duke plagosur 23 të tjerë. Aksidenti ndodhi pranë qytetit Malkara në krahinën Tekirdag kur me sa duket, shoferi humbi kontrollin. Nuk pati makinë tjetër të përfshirë në aksident. Shoferi iku pas ndodhjes së aksidentit. Zyrtarët thonë se emigrantët, shumica nga Afganistani dhe Birmania, kishin të plan të futeshin vjedhurazi në Greqi.

Në lajme të tjera të dielën, rojet bregdetare greke kapën 101 emigrantë të paligjshëm në një operacion të bashkërenduar në Egjeun lindor, thanë zyrtarët. Kontrabandistët që lundronin nga Turqia i zbritën emigrantët, shumica nga Afganistani dhe Iraku, në ishujt Samos dhe Farmakonisi si dhe në dy dalje shkëmbore, me barka të vogla, thanë zyrtarët e rojes bregdetare. Ata kapën gjithashtu një turk të dyshuar për kontrandandimin e dhjetë emigrantëve në Greqi. (Anadolu news agency, CNN Turk, NTV, Hurriyet, Reuters, RIA Novosti, ANA-MPA, ERT, DPA - 05/10/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes