Mali i Zi pranë njohjes së Kosovës

06/10/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Parlamenti miratoi të premten (3 tetor) një projekt-rezolutë propozuar nga koalicioni qeverisës që ka për qëllim shpejtimin e integrimit euro-atllatnik të vendit. Vëzhguesit e marrin gjerësisht projektin si një "ditë të gjelbërt" për njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia të Kosovës. Sipas projekt-rezolutës, Podgorica angazhohet të "respektojë realitetin politik konsideruar i rëndësishëm nga vendet anëtare të BE dhe NATO nga pikëpamja e stabilitetit rajonal". Vendi zotohet gjithashtu të kryejë një politikë që përkon me rrugën e integrimit evropian dhe euro-atllantik.

Në lajme të tjera, Joost Lagenxhik, raportuesi i Parlamentit Evropian mbi Kosovën tha të shtunën se ai preferon "një integrim të njëkohshëm si të Serbisë dhe Kosovës në BE". Por kjo duhet të ndodhë "vetëm kur marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta të qenë zgjidhur", tha Lagenxhik ndëra një delagacion i Parlamentit Evropian mbylli një vizitë katër-ditore në Kosovë.

Të dielën ndërkohë, ministri i jashtëm Skënder Hyseni tha se nisma e Serbisë për të kërkuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme por shtoi se "ky veprim nuk do të ketë një efekt afat-gjatë mbi Kosovën," Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të votojë nismën e Serbisë të mërkurën. (Zeri, Koha Ditore - 06/10/08; RTK, Kohavision, TV 21, Tanjug, B92, BBC, VOA, Beta - 05/10/08; RTCG, ITAR-TASS - 04/10/08)