Greqia dhe Maqedonia do të mbajnë raund të ri të bisedimeve për mosmarrëveshjen mbi emrin

06/10/2008

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- I dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz ka ftuar përfaqësuesit grek dhe maqedonas, Adamantios Vasilakis dhe Nikola Dimitrov për të mbajtur një raund të ri bisedimesh mbi mosmarrëveshjen për emrin midis të dy vendeve të martën (7 tetor) në Nju Jork. Nimetz pritet të propozojë një emër të ri alternativ, raportoi media greke. Burimet diplomatike në Athinë shprehën rezerva rreth perspektivave për përparim për shkak të një përshkallëzimi mosmarrëveshjeje midis kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski dhe presidentit Branko Crvenkovski. Javën e shkuar, Gruevski përsëriti mbështetjen e tij për një "zgjidhje të dyfishtë" duke përdorur një emër ndërsjelltazi midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe përdorimin e një tjetri: Republika e Maqedonisë, ndërkombëtarisht. Crvenkovski megjithatë thotë se Shkupi është gati të pranojë "një kompromis të ndershëm" me Greqinë. Ai shtoi se ai dhe Gruesvki nuk janë të një mendje se si të zgjidhet mosmarrëveshja. (ERT, ANA-MPA, Kathimerini, Naftemporiki - 04/10/08)