Turqia bombardon objektivat e PKK në Irakun e veriut

06/10/2008

ANKARA, Turqi -- Aeroplanët luftarakë bombarduan të shtunën (4 tetor) objektivat e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut, tha në një njoftim të dielën shatbi i përgjithshëm i ushtrisë turke. Bombardimi nisi pas një sulmi të premten nga rebelët e PKK mbi një postë ushtarake në qytetin kufitar Semdinli në krahinën juglindore të Hakarit, që vrau 15 ushtarë turq. "Operacionet synonin vetëm organizatën terroriste të PKK dhe u morën masa paraprake për të shmangur viktimat civile," shtonte njoftimi.

Të dielën, zëvendësi i shefit të shtabit të përgjithshëm, gjenerali Hasan Igsiz akuzoi krerët në Irakun e veriut për tolerimin e separatistëve të PKK. "Ne nuk kemi fare mbështetje nga administrata e Irakut të veriut...ajo po u jep [separatistëve] kapacitete infrastrukturore të tilla si spitale e rrugë," tha Igsiz në një konferencë shtypi. "Ne presim që ëPKK} të njohet si një organizatë terroriste [nga autoritetet e Irakut] dhe që mbështetja për separatistët të pritet."

Në një bisedë telefonmike me homologun e tij iraken Xhelal Talabani të shtunën mbrëma, presidenti turk Abdullah Gul kërkoi që të merren masat e duhura për të parandaluar sulmet mbi Turqinë nisur nga territori i Irakut. Të dielën, sekretari i përgjithhsëm i OKB-së Ban Ki-mun lëshoi një deklaratë që dënonte sulmin terrorist të së premtes. (Zaman, Milliyet, Radikal - 06/10/08; NTV, AFP, CNN Turk, Anadolu news agency, Hurriyet - 05/10/08)