Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Talat: Tani është koha për zgjidhjen e Qipros

16/09/2008

NIKOSIA, Qipro -- Kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat tha të hënën (15 shtator) se rrethanat aktuale në Qipro janë ndihmuese prë ribashkimin e ishullit të ndarë. "Megjithatë, këto kushte të mira nuk garantojnë një zgjidhje që mund të pranohet nga të dy komunitetet," u tha Talat përfaqësuesve të të OJQ-ve turke qipriote, duke shtuar se çdo tekst ribashkimi do të ndeshej me një referendum.

Më vete të hënën, ministri i jashtëm qipriot Markos Qiprianu tha se përparimi varet kryesisht nga Turqia. "Tani është me rëndësi të madhe në se Turqia do të lërë udhën të hapur që Talat të negociojë duke patur parasysh më shumë interesat turke qipriote se sa ato strategjike të Turqisë," i tha ministri së përditshmes greke Kathimerini.

Në lajme të tjera, këshilltari presidnecial grek qipriot George Iakovu dhe këshilltari turk qipriot Ozdil Nami u takuan të hënën. Ata po shtronin bazat për raundin tjetër të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Talat dhe presidentit të Qipros Demetris Kristofias të enjten. (Anadolu news agency - 16/09/08; Famagusta Gazette, Kathimerini - 15/09/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes