16/09/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan tha të hënën (15 shtator) se anëtarësimi i Turqisë do ta forconte ndikimin diplomatik dhe politik të BE. "Me Turqinë si anëtare, BE do të luante një rol udhëheqës në botë," i tha ai një konference shtypi pas një takimi Turqi-trojka e BE në Bruksel. Babaçan shtoi se Turqia kishte përmbushur premtimet e saj duke kaluar 30 masa pro-BE dhe do të vazhdonte të bënte kështu. Gjithashtu në konferencën e shtypit ishte komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn i cili tha se Bashkimi edhe një herë njeh rëndësinë strategjike të Turqisë gjatë konfliktit të fundit në Gjeorgji.
Përpara takimit të troikës, Babaçan qe ankuar se BE po i çonte bisedimet e pranimit me Turqinë ngadalë, duke hapur vetëm dy nga 35 kapitujt totalë gjatë çdo afati gjashtëmujor të presidencës. (Zaman, Anadolu news agency - 16/09/08; Anadolu news agency, Hurriyet, Turkish Daily News, Turkish Press - 15/09/08)