10/09/2008
TIRANË, Shqipëri -- Votuesit nuk do të tregojnë certifikatat e lindjes për të hedhur votën vitin e ardhshëm, por do të përdorin në vend të kësaj kartat dhe pasaportat elektronike ID që konsiderohen të jenë dokumente të sigurta identifikimi, njoftuan autoritetet të martën (9 shtator). Ky ishte vendimi i parë nga komiteti i sapoformuar parlamentar i Shqipërisë për reformën zgjedhore. "Ne konsiderojmë se votimi me çertifikata të lindjes ka treguar dështime, siç ishte rasti në zgjedhjet lokale të 2007," tha bashkë-kryetari i komitetit Ilir Rusmali.
Gjithashtu të martën, BE i kërkoi Shqipërisë të rritë dialogun dhe mirëkuptimin politik me qëllim që të kompletojë reformat në vazhdim në fusha të ndryshme. Në një takim me zyrtarët shqiptarë, drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Pierr Mirel tha se mirëkuptimi politik është baza e rrugës së Shqipërisë në Evropë. (Shekulli - 10/09/08; BBC, Top Channel, Klan, VOA, BalkanWeb, Telegrafi - 09/09/08)