07/09/2008
SOFJE, Bullgari -- Policia në Bullgarinë jugperëndimore kapi 2.4 ton marihuanë në më të fundit të një serie bastisjesh, tha ministria e brendëshme të premten (5 shtator). Droga u kap në fushat pranë qyteteve Blagoevgrad, Petriç, Sandanski dhe Gotze Delçev që njihen me kohë për kultivimin e kanabis. Bastisjet në rajon, në gusht, çuan në konfiskimin e pothuajse gjashtë ton marihuanë. (BTA, Darik, BNR, NETinfo, Focus, AFP â 05/09/08)