07/09/2008
ATHINË, Greqi -- Më tepër se 10,000 vetë u mblodhën në qytetin verior grek të Selanikut të shtunën (6 shtator) për të protestuar kundër politikës ekonomike të qeverisë. Tubimi u organizua nga Konfederata e Përgjithëshme e Punëtorëve të Greqisë. Demonstruesit marshuan nëpër qytet ndërsa kryeministri Kostas Karamanlis po mbante fjalimin e tij të përvitshëm mbi ekonominë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Tregtisë të Selanikut. Disa protestues hodhën bomba të bëra vetë dhe u dëmtuan një numër biznesesh. Policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi 10 vetë. Përveç kësaj, katër vetë u plagosën lehtë gjatë përleshjeve midis dy grupesh rivale protestuesish. (Kathimerini, In.news, Naftemporiki, DPA - 07/09/08; ANA-MPA, ERT, SKAI, AP, AFP - 06/09/08)