Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Rasti i Glavas ndez shqetësimet e BE lidhur me gjyqësorin kroat

07/09/2008

ZAGREB, Kroaci -- Pakënaqësia e BE me sistemin gjyqësor kroat mund të përbënte një pengesë të madhe në negociatat e pranimit, raportoi media të premten (5 shtator) duke cituar burime në Bruksel. Ekipi negociues kroat në Bruksel thuhet se mori një letër nga BE që kritikon mënyrën se si po trajtohen rastet e krimeve të luftës dhe raste të tjera gjyqësore. Në veçanti, Brukseli është i pakënaqur me gjyqin e Branimir Glavas dhe gjashtë të pandehurve për krime lufte. Gjyqi është shtyrë dhe do të duhet të nisë nga fillimi për një herë të dytë, për shkak të arsyeve proceduriale.

Të shtunën, ndërkohë, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Podgoricë vlerësoi Malin e Zi si një udhëheqës rajonal në procesin e integrimit në BE. "Kjo do të thotë se shanset e Malit të Zi për t'u bashkuar me BE janë shumë të mira," tha Leopold Maurer. (Beta, Vecernje List, B92 - 05/09/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes