Qeveria sllovene do të padisë TV finlandez për shpifje

05/09/2008

LJUBLJANË, Slloveni -- Qeveria do të nisë procedurën ligjore kundër një stacioni televizioni finlandez që raportoi mbi dyshimet për korrupsion kundër kryeministrit Janez Jansa, sipas medias të enjten (4 shtator). Qeveria do të ngrejë një padi për shpifje kundër Finnish Broadcasting Company (YLE) dhe gazetarit të saj Magnus Berglund që akuzuan Jansa për pranimin e një rrushfeti prej disa milion eurosh për të ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje midis ushtrisë sllovene dhe armëbërësit finlandez Patria për shitjen e 135 transportuesve të blinduar. Jansa ka hedhur poshtë pretendimet si "krejtësisht të pavërteta e absurde". (STA, B92, Pop TV - 04/09/08)