Senati rumun i heq presidentit pushtetin për të emëruar prokurorët

05/09/2008

BUKURESHT, Rumani -- Komiteti juridik i senatit kaloi një amendament të enjten (4 shtator) për ligjin mbi caktimin e prokurorëve, raportoi media lokale. Sipas amendamentit, presidenti nuk do të emërojë më kryeprokurorët në Zyrën e procedimit të Anti-korrupsionit, Departamentit të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit dhe Zyrës së Prokurorisë të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë. Në vend të tij, emërimet do t'i trajtojë Këshilli i Lartë i Magjistratëve. Amendamenti parashikon gjithashtu që kryeprokurorët dhe zëvendësit e tyre do të emërohen vetëm në qoftë se kanë qenë aktivë si prokurorë apo gjykatës për të paktën dhjetë vjet. Amendamenti shkon më pas në senatin e plotë për miratim. (Adevarul, Evenimentul Zilei - 05/09/08; Mediafax, Hotnews - 04/09/08)